• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHBA, nis tregtia e testeve te gjakut per te infektuarit me Covid 19

droni by droni
14 April, 2020
in Kronika, Rajoni
0
SHBA, nis tregtia e testeve te gjakut per te infektuarit me Covid 19
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Testet e gjakut për ata që e kanë kaluar koronavirusin mund të luajnë një rol të rëndësishëm në marrjen e vendimit nëse miliona amerikanë mund të kthehen të sigurtë në punë dhe shkolla, transmeton Zeri i Amerikes.

Por zyrtarët e shëndetit publik paralajmërojnë se testet nuk janë të çertifikuara nga agjencitë që përcaktojnë efektshmërinë e analizave të tilla, dhe mund të krijojnë paqartësi në rrugën drejt mëkëmbjes. Sipas agjencive rregullatore amerikane, më shumë se 70 kompani janë regjistruar për të shitur të ashtuquajturat teste të antitrupave javët e fundit.

ARCpoint Labs po kryen testet e blera, nga një kompani me seli në Gjermani dhe Kinë, për rreth një javë e gjysmë. Laboratori thotë se ka pasur rreth 300 testime deri tani dhe të gjitha kanë dalë negative.

Alan Wedal, pronar i ARCpoint Labs, thotë se kjo nuk është e papritur. “Është një pjesë shumë e vogël e popullsisë amerikane që po ekspozohet dhe po preket nga koronavirusi.” Ai thotë se kompania që bën testet ka një shkallë saktësie prej 97 për qindësh. Qeveritë në mbarë botën shpresojnë që testimet e shpejta, të cilat zakonisht përdorin një apo dy pika gjaku në një epruvetë, së shpejti mund të lehtësojnë kufizimet publike duke identifikuar njerëzit që kanë pasur më parë virusin dhe kanë zhvilluar imunitet ndaj tij.

Por mbeten pyetjet të rëndësishme:Sa të sakta janë testet, sa mbrojtje është e nevojshme dhe sa do të zgjasë ajo mbrojtje.

Testet e gjakut janë të ndryshme nga testet, të cilat aktualisht përdoren për të diagnostikuar infeksione aktive COVID-19. Testet e gjakut kërkojnë proteina të gjakut të quajtur antitrupa, të cilat trupi i prodhon ditë ose javë pas luftimit të një infeksioni. E njëjta qasje përdoret për HIV, hepatitin, dhe shumë sëmundje të tjera.

Për shkak të thjeshtësisë relative të teknologjisë, Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve vendosi të hiqte dorë nga rishikimi fillestar i testeve, si pjesë e përgjigjes së saj urgjente ndaj shpërthimit të koronavirusit.

“Di që në këtë krizë, Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve nuk po kërkon një shqyrtim zyrtar të testit të kompanive si zakonisht. Dhe kjo është ndryshe nga ajo që shohim me teste të tjera në kohë të zakonshme. Kështu që mendoj që kushdo që po testohet duhet të sigurohet ta kuptojnë që testi që po kryhen është cilësor. Dr Robin Patel, presidente për Shoqatën Amerikane për Mikrobiologjinë, këshillon që njerëzit të testohen përmes ofruesve të tyre të kujdesit shëndetësor për të qenë të sigurt se po marrin një test cilësor.

Shteti i Nju Jorkut ka zgjeruar numrin e atyre që kanë të drejtë të bëjnë teste antitrupash me personat që janë shëruar nga koronavirusi. Urdhëri ekzekutiv i guvernatorit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, vjen në një kohë kur nivelimi i kurbës së infektimeve me Covid-19 në këtë shtet ka bërë që të shtohen thirrje për rihapjen e ekonomisë.

Një urdhër ekzekutiv i shtetit të Nju Jorkut do të lejojë zgjerimin e numrit të njerëzve të shëruar nga Covid-19 që kanë të drejtë të bëjnë teste antitrupash, tha guvernatori Andrew Cuomo.

“Ne kemi rregulla të shtetit mbi atë se kush mund të bëjë teste antitrupash. Testi i antitrupave tregon nëse personi i infektuar që është shëruar nga virusi ka një imunitet të fortë. Është e rëndësishme që ne të zgjerojmë këtë lloj testi. Dhe ky urdhër ekzekutiv do ta bëjë këtë”, tha guvernatori Cuomo.

Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë i vendit për sëmundjet infektive në Shtetet e Bashkuara dhe ekspertë të tjerë të shëndetit publik thonë se zgjerimi i testimeve do të jetë thelbësor për përpjekjet për rihapjen e ekonomisë, përfshirë testet e antitrupave për të zbuluar se kush ka pasur tashmë këtë sëmundje dhe mund të jetë i sigurt për t’u rikthyer në punë.

“Ne duam të rihapim bizneset sa më shpejt që të jetë e mundur. Por, ne duhet të jemi të mençur rreth mënyrës se si duhet ta bëjmë këtë. Pra, duhet të kemi një koordinim rajonal të mirë dhe një qasje të sigurt. Askush nuk dëshiron të zgjedhë mes strategjisë së shëndetit publik dhe një strategjie ekonomike. Dhe unë si guvernator i shtetit nuk do të zgjedh njërën strategji në kurriz të tjetrës”, tha Andrew Cuomo, guvernator i shtetit të Nju Jorkut.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë të viktimave të raportuara të koronavirusit në botë. Nju Jorku është shteti më i prekur nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara si për nga numri it të prekurve ashtu edhe nga numri i viktimave. Megjithatë, në përgjithësi ekspertët thonë se ka një sheshim të shifrave të të infektuarve me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara. Kjo ka shtuar thirrjet për lehtësimin e masave kufizuese dhe rihapjen e ekonomisë. Por, guvernatori Cuomo tha se nuk duhet të nxitohet për këtë.

“Kemi një sheshim të shifrave, por jo një rënie të madhe të numrit të rasteve”, tha guvernatori Cuomo. VOA

Tags: Testet e koronavirus
Previous Post

Qeveria prezanton nje proces te kushtueshem te kthimit te shqiptareve qe mbeten jashte, ja skema

Next Post

“ Kush janë të privilegjuarit e qeverisë në këtë kohë krize?”

droni

droni

Next Post
“Punësimet partiake i kushtojnë 140 milion euro Buxhetit!”

“ Kush janë të privilegjuarit e qeverisë në këtë kohë krize?”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.