Shqipëria i ka kërkuar Japonisë një sasi ilaci avigan që ka dhënë rezultate të mira në trajtimin e pacientëve me koronavirus, sipas burimeve jozyrtare.
Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo tha se qeveria e Shqipërisë përmes ambasadorit shqiptar në Japoni ka kërkuar tek qeveria japoneze një ndihme me avigan.
Sipas mjekut Kalo, i cili besohet se është i mirëinformuar rreth kërkesave për ilace të ndryshme jashtë vendit, Japonia është e gatshme të japë këtë ilac.
Dy ditë më parë i publikua një tjetër lajm sipas të cilit Japonia do të jepte falas vigan për të paktën 20 vende që kanë shprehur interes rreth përdorimit të këtij ilaci./DRONI.al












