Nga Lutfi Dervishi
- Kapitalizmi thotë konsumo! koronavirusi thotë: mos shpenzo!
- Kapitalizmi thotë leviz, puno, koronavirusi thotë: rri, pusho!
- Kapitalizmi thotë se paraja është Zoti, koronavirusi pyet: akoma nuk ke ndërruar mendje?!
- Kapitalizmi ka për moto rritjen ekonomike- koronavirusi ndaljen e rrotës së ekonomisë!
4/1 Kapitalizmi thotë: mendon për fitimin, koronavirusi thotë: mendo për shëndetin!
- Kapitalizmi thotë: feja e re është kapitali, koronavirusi thotë: mendoje edhe njëherë!
- Kapitalizmi thotë: e gjithë bota është një fshat, koronavirusi thotë: shih çatinë e shtëpisë tënde!
- Kapitalizmi thotë qeveria të luajë me pak rol, koronavirusi thotë: qeveria të marrë me shumë rol!
- Kapitalizmi thotë: beso, nesër do të jetë më mirë, koronavirusi thotë: dje ishte më mirë!
- Kapitalizmi thotë: tregun e rregullon dora e padukshme, koronovirusi thotë: edhe unë jam i padukshëm!
- kapitalizmi thotë: merr kredi, koronavirusi thotë: merr kredi!











