Ky është laboratori i Institutit të Shëndetit Publik ku kryhen testimet për koronavirusin në Shqipëri.
Deri në këto momente janë testuar 2571 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 377 raste, 22 prej të cilëve kanë humbur jetën.
Numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 22, pasi ditën e sotme ndërroi jetë një 90-vjeçar, i cili ndodhej i shtruar prej 5 ditësh te spitali Infektiv.
/DRONI.al/












