• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ANALIZA/’Qeveria propagandë bajate dhe cinike me numrin e të shëruarve?’

droni by droni
6 April, 2020
in Kryesore, Opinion
0
FOTOLAJM/Momenti kur përcillet i shëruari nga Infektivi
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lajmi se mbi 92 qytetarë nga 100 të infektuar në të gjithë vendet e Ballkanit janë shëruar përbën një lajm shumë të mirë që sjell optimizëm, që motivon qytetarët e rajonit më të varfër e problematik të Europës.

Por, nje tjeter mendim, nisur nga analiza e tij e thelle, ka Kastriot Islami, duke iu referuar statistikave dhe krahasimit me rajonin.

“Ky lajm është motivues veçanërisht për personelin mjekësor, i cili duhet falenderuar e përshëndetur për sakrificat heroike, po të kemi parasysh kushtet shumë të vështira, pa mjete mbrojtëse, pa pajisje e medikamente të mjaftueshme për t’i shërbyer pacientëve të sëmurë. Ku lajm i mirë ngjall optimizëm edhe te shumica e qytetarëve që kërkojnë të dinë se çfarë po ndodh e do të ndodhë, e veçanërisht që duan të mësojnë se kur do të mbyllet kjo histori dramatike… Por vetëm kaq… dhe për këtë fakt duhet të lumturohen të gjithë qytetarët, ndërkohë që qeveria, e veçanërisht Edi Rama nuk kanë asnjë meritë për këtë shifër…!

Konkretisht, Shqipëria duhet të gëzohet se nga 100 të infektuar me COVID-19 rezultojnë 92 të shëruar, dhe vetëm 6 të vdekur e 2 qytetarë në gjendje të rëndë që po trajtohen në reanimacion dhe me siguri të gjithë urojnë që edhe ato të shërohen.

Ndërkohë propaganda qeveritare, bajate e neveritëse, e deri e pështirë e revoltuese që kërkon t’i mbushë mendjen shqiptarëve duke i shpërlarë trurin se qeveria shqiptare është “kampione” për numrin e të shëruarve nga COVID-19 është një mashtrim i trashë dhe mediokër. Një gënjeshtër e madhe që askush nuk mund ta hajë. Aq më tepër në një vend që klasifikohet i fundit në Europë me numrin më të ulët të shtretërve dhe personelit shëndetësor për 1000 banorë.

Si është e vërteta? Dhe këtë të vërtetë duhet ta dinë edhe ata që mbështesin qeverinë edhe ata që janë në opozitë me qeverinë. Kjo është një e vërtetë e dalë nga statistikat..

Ekspertët sqarojnë se nga 100 të infektuar që janë identifikuar pozitivë me COVID-19, disa kanë vdekur, disa janë ende në “gjendje serioze” të shtruar në reaminacion, disa janë “shëruar” sepse janë mjekuar në spital dhe disa janë shëruar duke qëndruar në shtëpi, duke e kaluar lehtësisht këtë “grip”…

Image

Pra të gjithë ata që kanë rezultuar pozitivë, të shëruar janë edhe ata që kanë kaluar nga spitali, edhe ata që e kanë kaluar gripin në shtëpi, thënë ndryshe numri total i të shëruarve është i barabartë me numrin e të shëruarve në spital plus numrin e të shëruarve që kanë qëndruar në shtëpi. Pikërisht këtu spekulon Edi Rama duke deklaruar si të shëruar vetëm ato që kanë kaluar nga spital, ndërkohë që askush nuk është në gjendje të hetojë e verifikojë se sa nga këta janë shëruar vetë duke marrë mjekim në shtëpi dhe sa janë shëruar duke marrë mjekim në spital. I rëndësishëm është numri total i të shëruarve dhe duke iu referuar kësaj shifre, i hiqet mundësia e spekulimit Edi Ramës dhe të tjerëve për të bërë propagandë me këtë statistikë…

Po t’i referohemi numrit total të të shëruarve për 100 të infektuar, rezulton se Shqipëria së bashku me Serbinë gjenden në vendin e fundit në Ballkan (shiko grafikun) me 92 të shëruar nga 100 të infektuar. Numri më të lartë të të shëruarve për 100 të infektuar, prej 97 e ka Mali i Zi.

Ndërkohë që Shqipëria është në vendin e fundit përsa i përket numrit të të vdekurve për 100 të infektuar, me 7 të vdekur për 100 të infektuar. Ndërkohë që këtë shifër e kanë më të ulët Mali i Zi dhe BeH. Kurse po t’i referohemi shifrës së pacientëve në gjendje të rëndë të shtruar në reanimacion, Shqipëria është në një vend të ndërmjetëm me 2 pacientë në gjendje të rëndë për 100 të infektuar. Këtë shifër aktualisht e ka më të lartë, 5 pacientë për 100 të infektuar, Serbia dhe Turqia”,-shkruan Islami.

Image

/DRONI.al/

Tags: analizainfektimkastriot islamiKoronavirusistatistika
Previous Post

Policia gjobit 166 qytetarë që thyen rregullat, hiqen patenta dhe ndëshkohen njësi tregtare

Next Post

Edhe 3 personel shëndetësor mundin Covid-19, sa ka shkuar numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar

droni

droni

Next Post
Edhe 3 personel shëndetësor mundin Covid-19, sa ka shkuar numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar

Edhe 3 personel shëndetësor mundin Covid-19, sa ka shkuar numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.