• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Trump bën sërish test për covid 19, e lexon para gazetarëve rezultatin

droni by droni
3 April, 2020
in Kryesore, Rajoni
0
Trump bën sërish test për covid 19, e lexon para gazetarëve rezultatin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Donald Trump njoftoi sot se sapo kishte bërë një nga testet që nxjerrin rezultatin për koronavirusin brenda pak minutash dhe se rezultati ishte negativ.

Ndërsa ekonomia amerikane po vazhdon të ndjejë pasojat e krizës së koronavirusit, seanca e sotme informuese në Shtëpinë e Bardhë u përqëndrua fillimisht tek masat për të mbështetur financiarisht amerikanët dhe ekonominë e vendit, raporton VOA.

Sekretari i Thesarit Mnuchin iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për vonesat në disbursimin e fondeve të asistencës për çdo amerikan, apo për sistemin bankar që do të mundësojë transferimin e fondeve tek kompanitë private. Sipas Sekretarit Mnuchin, pikësynimi është që fondet të mbërrijnë në destinacion gjatë javëve në vazhdim.

“Gati 350 miliardë dollarë në kredi do të jenë të disponueshme për bizneset e vogla… Njëqind përqind e këtyre kredive nuk do të shoqërohen me asnjë masë shtrënguese, për sa kohë që punëdhënësit kujdesen për punonjësit e tyre…” , informoi Sekretari Mnuchin. “Qytetarëve amerikanë, Thesari do t’u depozitojë një çek drejtpërdrejt në llogarinë e tyre bankare”.

Presidenti Donald Trump informoi se qeveria federale e Shteteve të Bashkuara ka autorizuar korporata të mëdha amerikane të fillojnë prodhimin masiv të respiratorëve dhe paisjeve të tjera mjekësore, ndërsa është rritur shumë niveli i testimit.

“Po zhvillojmë tashmë mbi 100 mijë teste për koronavirusin në ditë. Pra, janë njëqind mijë çdo ditë, janë shumë të sakta dhe po kryhen më shpejt se në çdo vend tjetër të botës”, tha Presidenti Trump.

Ndërkohë, Agjensia Federale për Menaxhimin e Emergjencave (FEMA) po vazhdon të ofrojë shtretër spitalorë dhe staf mjekësor për shtetet e prekura rëndë nga koronavirusi, si shteti i Nju Jorkut, Luiziana, Miçigani dhe Teksasi.

Krahas pikave të tjera të nxehta, Presidenti Trump tha se vëmendje të veçantë po merr qyteti i Nju Jorkut, me të cilin qëndrojnë tashmë të gjithë amerikanët.

“E gjithë Amerika qëndron përkrah popullit të Nju Jorkut në këtë kohë nevoje. Është absolutisht një pikë e nxehtë, por kemi edhe pika të tjera të nxehta për të cilat po kujdesemi”, tha Presidenti Trump.

Presidenti Trump dënoi sulmet politike, të cilat i quajti “gjueti shtrigash” që vazhdojnë edhe në kulmin e kësaj krize të paprecedentë.

“…Kryerja e këtyre investigimeve partiake, në mesin e një pandemie, është vërtet një shpërdorim burimesh, kohe dhe vëmendjeje. Ne duam të luftojmë për jetët e amerikanëve dhe jo të humbasim kohë…”, tha Presidenti Trump.

Ndërkohë që pritej të ndryshonte udhëzimi për përdorimin e maskave për publikun, task forca informoi se u janë dërguar tashmë shteteve amerikane 27.1 milionë maska kirurgjie, 19.5 milionë maska të tipit N95, 22.4 milionë palë dorezash mbrojtëse, 5.2 milionë mburoja mbrojtëse të fytyrës, si dhe mbi 7600 respiratorë.

Nënpresidenti Mike Pence njoftoi se udhëzimet e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) për mbulimin e fytyrës dhe përdorimin e maskave do të bëhen të ditura në ditët në vazhdim.

“Nuk mendoj se do të jenë të detyrueshme”, tha Presidenti Trump për udhëzimet e CDC-së.

Presidenti Trump sugjeroi se njerëzit ndoshta do të duan të mbajnë shall për mbrojtjen e fytyrës, në vend të maskave N95, për të cilat ka nevojë kritike në vijën e parë të luftës në mbarë vendin ndaj pandemisë.

“Nëse njerëzit duan t’i veshin, le t’i mbajnë”, tha Presidenti Trump për maskat, të cilat mund të parandalojnë një përhapje të mëtejshme të koronavirusit.

Koordinatorja e Shtëpisë së Bardhë për task forcën ndaj koronavirusit, Dr. Deborah Birx, paralajmëroi megjithatë se njerëzit nuk duhet “të fitojnë një sens të gabuar sigurie” se janë të mbrojtur nga virusi duke veshur një maskë. Ajo theksoi se është më e rëndësishme që njerëzit të ruajnë distancën nga njëri-tjetri në publik dhe të lajnë shpesh duart.

Tags: trumo koronavirus
Previous Post

KOMENT/ Sot ju anulon qirate, neser ju shtetezon pronat

Next Post

“Edi Rama te tregoje nese eshte arrestuar apo ka genjyer”

droni

droni

Next Post
FOTO/Socialistët zgjedhin delegatët e Kongresit, provohet për herë të parë votimi elektronik online

“Edi Rama te tregoje nese eshte arrestuar apo ka genjyer”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.