Gjatë paradites së sotme ndërsa është arrestuar Drejtori i Burgut “313”, Eduart Struga, nën akuzën për veprën penale të korrupsionit janë ushtruar kontrolle të shumta.
Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një shumë e konsiderueshme lekësh. Sipas burimeve dyshohet se janë para të marra në mënyrë korruptive.
Urdhëri për arrestimin e Strugës është lëshyar nga SPAK.
Struga është emëruar në krye të këtij institucioni në vitin 2019.














