Një anëtar i qeverisë serbe është zyrtari I parë I lartë serb që humbet jetën pasi është prekur nga koronavirusi i ri. Branislav Blazic, ka qenë sekretar shtetëror në Ministrinë e Mjedisit.
Politikani i krahut të djathtë, Blazic ka qenë edhe bashkëthemelues i Partisë Progresive. Ai ka shërbyer si ministër i Mjedisit në fund të viteve 1990 dhe i është kthyer sërish politikës në vitet e fundit, së fundmi si sekretar shtetëror.
Ky lajm vjen në kohën e rritjes së numrit të të infektuarve në këtë shtet. Serbia ka raportuar për 1,060 raste me koronavirus dhe pothuajse 30 vdekje deri më tani.











