Ka shkuar në 8 raste numri i të prekurve me Codiv-19 në Elbasan nga 5 që ishte numri i të prekurve.
Të tre rastet e reja janë nga e njëjta familje, nëna 52-vjeçare dhe 2 vajzat e saj 25 dhe 22 vjeç.
Të njëjtat burime treguan se 52 vjeçarja e infektuar është punonjëse e një banke të nivelit të dytë, nëndrejtore filiali. Banka ky punon e prekura ka në staf prej 23 punonjësish. Nderkohe i shoqi ka rezultuar negativ.
Pasditen e së martës të gjithë familjarëve u janë marrë tamponët dhe përgjigjja e mbërritur këtë mbrëmje tregoi se tre prej tyre janë pozitive.
3 rastet më të reja të prekur nga infeksioni dyshohet se rreth datës 14 mars kanë patur kontakt me presona të tjerë të konfirmuar pozitiv. /DRONI.al











