Uljet drastike të temperaturave në pranverë kanë risjellë dimrin në Kukës duke bërë që vendi të zbardhet nga bora,trashësia e së cilës në qytet ka arritur deri në 5 cm, ndërsa në zonat e larta malore mbi 20 cm.
Reshjet e dendura të borës nisën të binin të martën në mbrëmje. Aktualisht, reshje bore ka dhe në “Rrugën e Kombit”, ku mjete borëpastruese po mbajnë situatën nën kontroll duke hedhur kripë për të mbajtur të hapura të dyja korsitë.
Dëbora ka rënë edhe në zonat e thella malore. E gjithë zona furnizohet me energji elektrike, përjashtuar Njesitë Administrative Ujmisht, Bushtricë,Grykëe Çaje qe nuk kanë energji.
/DRONI.al/












