Nje person humbi jeten ne spital pasi u aksidentua sot paradite ne autostraden Tirane Durres. Aksidenti ndodhi tek kthesa e Gerdecit ku makina qe drejtohej nga nje 29 vjecar humbi drejtimin dhe u perplas per murin rrethues.
Detajet e policise:
Më datë 01.04.2020, rreth orës 10:00, tek mbikalimi i “Gërdecit”, mjeti me drejtues shtetasin O.U., 29 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur kontrollin duke u përplasur me mbrojtsen metalike anësore të rrugës, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë shendetsore, dhe rreth orës 17:00, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.











