• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KOMENT/Si ta gjykojmë dërgimin e mjekëve shqiptarë në Itali?

droni by droni
30 March, 2020
in Kryesore, Opinion
0
FOTOGALERI/ Ministri i Jashtem italian prej ne aeroport mjeket shqiptare
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ergys Mërtiri

Është e kuptueshme që dërgimi i një ekipi mjekësh në ndihmë kolegëve të tyre Italianë, në kushtet ku ndodhemi është diçka që do të hapte debat. Nuk ka dyshim që një pjesë e opinionit do të jetë pro faktit që Shqipëria të gjendet pranë fqinjëve të saj në momente kaq tragjike, ndërsa një pjesë tjetër do të mendojë se kjo është vetëm një shfaqje e shëmtuar politike, e bërë në një kohë kur mjeksia shqiptare është si mos më keq dhe, pikërisht për këtë arsye, popullata po qendron e strukur në shtëpi, pasi nuk ka besim tek sistemi ynë shëndetësor.

Deri këtu nuk ka asgjë anormale. Problemi është se debatet në Shqipëri zhvillohen në një klimë acaruese cinizmi, fodullëku dhe paaftësie barbare për të pranuar perspektivat e ndryshme.

Përtej debatit, pati një përpjekje banale në shumë qendrime, për të asgjesuar argumentin e palës kritikuese ndaj qeverisë në emër të pavarësisë intelektuale, të shtruar si kriter përjashtues. Një pjesë e mirë diskutuesve, përfshi këtu edhe kritikë të qeverisë, rendën të mbështesin veprimin, thjesht për tu dukur si të paanshëm. Kjo e devijoi debatin. Përtej diskutimit mbi ngjarjen, debati u përdor për të sulmuar anatemuesit e qeverisë duke u paraqitur si një instrument për t’i klasifikuar njerëzit në dy grupe: të pavarur dhe militantë.

Në emër të kësaj, diskutimi u zhvendos në një truall të manipuluar, për të imponuar atë që mund ta quajmë “morali i të pavarurit”, i cili imponohet si vlerë dominuese. Ky moral na kërkon që ne të jemi të paanshëm, të gjykojmë me objektivitet dhe të mos kemi kompleks të pranojmë kur qeveria bën diçka të mirë. Në fakt e gjithë kjo synon vetëm të diskualifikojë opozitarët e paepur, ata që nuk pranojnë ti njohin asnjë të mirë kësaj qeverie.

Në thelb, kjo mënyrë të menduari është një sofizëm primitiv, që shfaqet në mënyrë tipike tek ajo elite intelektuale enveristësh që ende sot e gjithë ditën insiston t’ia njohim doemos të mirat regjimit komunist, ashtu si ia pranojmë edhe të këqijat. Ashtu si Enver Hoxha, edhe Rama duhet njohur me të mirat dhe të këqijat e tij.

Në fakt, ky është vetëm një falsitet logjikë që prodhon sterilitet moral dhe është vetëm një mënyrë tinzare, në mos idiote, sesi mund të paaftësosh mendimit për të mbajtur gjykime morale. Kjo mënyrë të menduari, e shikon objektin e vet si një pirg aktesh ku e mira dhe e keqja shkartisen me njëra-tjetrën pa prodhuar dot një tërësi. Ajo legjitimon si autoritet suprem gjykimin sasior, i cili na paaftëson të mbajmë qendrime morale dhe për këtë arsye prodhon impotencë intelektuale.

Mbrojtësit e kësaj mënyre të menduari na thonë se, pavarësisht se përse i bën Rama këto veprime, dërgimi i mjekëve është një gjë e mirë në vetvete, pasi ata po iu ndihmojnë të sëmurëve që kanë nevojë në vendin fqinj. Nëse ai e bën këtë për propagandë, kjo nuk e zhvleftëson veprimin në vetvete dhe se gjykimin mbi përdorimin propagandistik të këtij akti duhet ta gjykojmë më vonë, pasi kjo situatë të jetë larguar.

Nga ana tjetër, kemi të bëjmë me një rast absurd ku kërkohet që një veprim i mirëfilltë politik të mos gjykohet politikisht. Në thelb, sipas çdo qasjeje politologjike, çdo veprim publik i një subjekti politik (siç është edhe qeveria, është mirëfillti politik dhe si i tillë nuk mund të mos shihet dhe gjykohet politikisht. Ky lloj depolitizimi i gjykimit politik është një nga absurditetet e shumta “made in Albania” të përhapur si kurrë më parë nga spinierët e qeverisë.

Ka dy probleme tmerrësisht të mangëta në këtë mënyrë të menduari. E para ajo ndan veprimin nga vepruesi dhe e dyta vendos si detyrim (pa na thënë dot se pse) për të mos e gjykuar çështjen në kohën kur ndodh!
E para, të gjykosh një akt, të shkëputur nga vepruesi i tij, është një lajthitje pa kuptim. Një veprim është i mirë apo i keq, nisur nga premisa e atij që e bën. Në vetvete e mira dhe e keqja si kategori morale nuk kanë vlerë jashtë vullnetit njerëzor. Gjykimi si e mirë nga një premisë utilitare vetë se e banalizon diskutimin.

Patjetër, të ndihmosh fqinjët në një ditë të vështirë është një gjë e mirë. Por një qeveri që e shoqëron këtë me një spektaklë qesharak, duke i detyruar mjekët të udhëtojnë nga QSUT-ja në Lombardi me veshje speciale, krejt të parehatshme dhe të papërdorshme për udhëtime, tregon se qëllimin nuk e ka tek akti, por tek shfaqja. Pra, akti politik këtu nuk është ndihma ndaj të sëmurëve, por propaganda që kjo shfaqje kërkon të prodhojë.

Nga ana tjetër, vetë Italianët nuk është se shpëtuan me 30 mjekët shqiptarë. Atyre i duhej gjithashtu politikisht një akt i tillë, për të amplifikuar mërinë e tyre ndaj BE-së që nuk i ndihmoi thuajse fare gjatë këtyre momenteve. Mesazhi i Italianëve është: Ja, edhe një vend i lodhur si Shqipëria bëri diçka për Italinë, ndërsa BE-ja jo.

A ishte pozitive e gjithë kjo për shqiptarët? Sigurisht që po, për sa kohë, ky gjest ndihmon në rritjen e respektit të Italianëve për shqiptarët. Por teatri i luajtur me bluzat e bardha në aeroport, veshur si kozmonautë përpara kamerave, nën inskenimin melodramatik të heronjve që nisen të shpëtojnë fqinjët nuk ka lidhje me aktin në vetvete. Pavarësisht se për çfarë po e përdorin Italianët, qeveria jonë po e përdor për hesap të vet, duke pasur, pa asnjë dyshim, një qëllim të vetëm: të prodhojë efekt manipulativ tek votuesit e saj.

Kërkesa e dytë, ajo për shtyrje në kohë të gjykimit mbi aktin është akoma dhe më e pakuptimtë. Të kërkosh që një ngjarje të gjykohet muaj më vonë, pasi ajo ta ketë kryer efektin e vet e pasi të jetë konsumuar mediatikisht duke e humbur plotësisht interesin publik, është thjesht një tallje. Përse nuk u dashka gjykuar në kohë reale? Si mund ta ndikojnë për keq situatën ku ndohemi kritikat ndaj shfaqjeve propagandistike të qeverisë?

Në thelb, kjo lloj prirje për të gjykuar në mënyrë të depolitizuar qeverinë e shterpëzon debatin publik dhe vetëm ndihmon qeverinë të neutralizojë gjykimin kritik ndaj saj. Është në natyrën e intelektualit, gazetarit apo aktivistit civil që të jetë gjithmonë opozitar, me çdo pushtet dhe nuk ka asnjë arsye për tu kompleksuar nga ideja se mund të dukemi të politizuar. Sigurisht që jemi të politizuar, për sa kohë që mbajmë gjykime mbi politikën. Kjo nuk do të thotë aspak se gjykimet tona i mbajmë mbi premisa anësish korruptive. Përkundrazi, korruptim është kur nuk tregohemi të anshëm, kundër një pushteti korruptiv si ky.

Tags: ergys mertiri
Previous Post

Shume qytetare nuk aplikojne dot per leje dalje, Rama porosi per policine e shtetit

Next Post

Mali i Zi arreston priftin qe shkeli kufizimet per Covid 19

droni

droni

Next Post
Conte mbyll Italinë, mundësia e fundit kundër koronavirusit

Mali i Zi arreston priftin qe shkeli kufizimet per Covid 19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.