• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Koronavirusi, gjurmimi i telefonit dhe aplikacionet e spiunimit

droni by droni
29 March, 2020
in Kryesore, Rajoni, speciale
0
Gruaja kërcënon kolegen e burrit: Hiq dorë, s’e shikon që ndodhin vrasje?!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjurmimi i telefonit 

Çdo krizë është një katalizator. Për sfida të mëdha, siç është pandemia e Coronas, vendimmarrësit duhet të gjejnë përgjigje shpejt. Që në fillim të marsit, Instituti gjerman Robert Koch e diskutoi mundësinë e krijimit të profileve të lëvizjes të personave të infektuar me Corona, duke ndjekur telefonin celular. Kjo nuk ka për qëllim vetëm të sigurojë informacione për përhapjen e virusit, por edhe të zbulojë dhe paralajmërojë personat e mundshëm të kontaktit dhe kështu të kontribuojë në kufizimin e përhapjes. Në Azi, veçanërisht në Kinë, autoritetet shëndetësore e përdorin këtë mjet prej kohësh.

Javën e kaluar, Deutsche Telekom i përcolli për herë të parë pesë gigabajt të dhëna telefonike shkencëtarëve në Institutin-Robert-Koch. Studiuesit aktualisht po negocionojnë për marrjen e të dhënave nga operatori Telefonica. Sipas rregulloreve në fuqi për mbrojtjen e të dhënave, të dhënat e gjurmimit mund t’i kalojnë Institutit Koch vetëm në bazë vullnetare, vetëm në mënyrë anonime dhe për qëllime jo tregtare. Çdo gjë tjetër nuk është as proporcionale, as e ligjshme. Por gjykatësi i Berlinit, Ulf Buermeyer dyshon nëse të dhënat vullnetare, anonime të grupit mund të përdoren për luftën me virusin.

Profilet e levizjes dhe aplikacionet e spiunimit

Shqetësimet për mbrojtjen e të dhënave nuk luajnë një rol po aq të rëndësishëm kudo, sa në Gjermani. Shërbimi Kombëtar Britanik i Shëndetit NHS po planifikon gjithashtu një vlerësim qendror të të dhënave të telefonave celularë. Në Austri, operatorin më të madh celular A1 e detyruan të vërë në dispozicion të dhënat e mbi pesë milionë përdoruesve të tij. Kjo në një kohë kur nuk janë të mundshme konstatimet e profileve të lëvizjes për përdorues individualë, por vetëm për grupe më të mëdha. Edhe gjigantët e internetit Google dhe Facebook gjithashtu thuhet se tashmë po negociojnë me qeverinë e SHBA për përcjelljen e të dhënave të përdoruesve.

Izraeli shkoi edhe një hap më tej: shteti i vogël tha javën e kaluar se do të ngarkojë shërbimin e tij të fshehtë Shin Bet për gjurmimin e telefonave celularë të personave të infektuar. Burimet dhe përvoja e nevojshme atje janë gjithsesi në dispozicion, u argumentua. Vërtet që gjykata më e lartë izraelite fillimisht e ndaloi këtë procedurë, por ajo mund të kapërcehet duke deklaruar një ndalim-dalje të plotë ose duke vendosur kontrolle speciale parlamentare për gjurmimin e të infektuarve me Corona.

Vëmendje më tej nga Izraeli tërhoqi kompania e famshme dhe famëkeqe e sigurisë kibernetike NSO-Group. Sipas raporteve të shtypit amerikan, ajo ka zhvilluar një aplikacion që pretendohet se përdor të dhëna të telefonit celular për të ndjekur përhapjen e Coronas dhe mund të paralajmërojë përdoruesit individualë. Grupi NSO, i cili ka tërhequr vëmendjen në të kaluarën me aplikacione spiunimi, që shfrytëzojnë boshllëqet e sigurisë të mesenxherit Whatsapp, raportohet se tashmë ia ka ofruar aplikacionin autoriteteve shëndetësore të vendeve të ndryshme.

Debati i ‘gjurmimit’

Pandemia e Coronas tashmë është me përmasa historike. Ajo gjithashtu është edhe sëmundja e parë globale, që luftohet në mënyrë digjitale. Në një kohë që mjetet digjitale si telemjekësia dhe portalet në internet janë të padiskutueshme, gjurmimi i celularëve ngjall kujtime për mbikqyrjen digjitale në masë. Pas zbulimeve të Edward Snowden-it, kush e kishte menduar se do të ishte një pandemi globale që do të zbulonte përfitimet dhe rreziqet e teknologjisë digjitale me një forcë të tillë? A duhet të mblidhen të dhënat personale (të telefonit celular) për të gjetur personat e infektuar dhe personat e kontaktit? Deri tani, kjo dilemë dukej se prekte vetëm policinë dhe shërbimet e fshehta. Pastaj erdhi Corona dhe tregoi se mbikqyrja digjitale në sektorin e shëndetit ndoshta mund të shpëtojë jetë.

Debati për gjurmimin e telefonave celularë në krizën e Coronas është pra debat për një çështje kryesore të demokracisë: për ekuilibrin midis sigurisë dhe lirisë. Vende të ndryshme e kanë zgjidhur ndryshe barazpeshën e mbrojtjes së të dhënave dhe masave paraprake të sigurisë. Në Izrael, ku shërbimet sekrete dhe mbikqyrja perceptohen kryesisht si mbrojtje, ka shumë më pak rezerva për të përdorur gjurmimin e telefonit celular për të luftuar Coronan. Në Gjermani, nga ana tjetër, Ministrit të Shëndetësisë Spahn iu desh ta hiqte për momentin fragmentin e diskutueshëm nga ligji. Autoritetet shëndetësore fillimisht nuk do të marrin kompetenca të shërbimeve të fshehta. Në vend të kësaj, Ligji i ri për Mbrojtjen nga Infeksionet flet për këshillime të mëtejshme mbi përdorimin e ardhshëm të gjurmimit të telefonave celularë.dw.de

Tags: koronavirusspuinim
Previous Post

SHBA, teste gjaku për të identifikuar personat me imunitet ndaj COVID-19

Next Post

Albin Kurti nuk ka emer per Kryeminister: Kushtetuta kerkon zgjedhje te reja, cakto daten

droni

droni

Next Post
Qeveria Kurti heq taksën ndaj Serbisë për lëndët e para

Albin Kurti nuk ka emer per Kryeminister: Kushtetuta kerkon zgjedhje te reja, cakto daten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.