Edhe pse thonë të kundërtën dhe nuk e provojne, Partia Demokratike e tregon me fakte se qeveria eshte duke ndjekur propozimet e opozites ne heshtje.
Kryeministri Edi Rama, sot tregoi se te henen do te behet rikthimi i te gjithe shqiptareve qe kane mbetur ne vendet e Evropes, dhe per levizjen e tyre do te vihej ne dispozicion Air Albania, e cila ende funksionon.
Kete propozim, e ka dhene disa dite me pare ish-deputeti Genc Pollo, i cili ka reaguar duke ripostuar reagimin e tij dhe njehere ne rrjetet sociale.
“9 ditë më parë, në emër të Partisë Demokratike, kërkova që qeveria të përdorë avionët e Air Albania per të sjellë në Shqipëri udhëtarët e mbetur në Europë. Qeveria e ka pranuar më në fund edhe këtë propozim tonin. Më mirë vonë se kurrë. Të paktën, nuk do të jenë më të diskriminuar dhe të harruar nga shteti i tyre”,-shkruan Pollo.

/DRONI.al/











