Mbyllet pavioni i ortopedisë në spitalin e Lezhës. Një paciente ka rezultuar pozitive ndaj Koronavirusit.
Ajo ishte operuar pak ditë më parë dhe kishte patur temperaturë.Stafi mjekësor dhe ai sanitar janë vendosur në karantine dhe u janë marrë tamponët. Ata janë në pritje të rezultateve.
Po ashtu qendra shëndetësore u mbyll dhe u dezinfektua. Në Lezhë janë edhe 4 persona të prekur nga COVID-19 dhe rasti i fundit e çon në 5 numrin e tyre.
vijon..
//DRONI.al/











