Kamatëvonesat e energjisë do të falen deri më 31 dhjetor të vitit 2019 dhe nuk bëhet fjalë ëpr kamatvonesat që krijohen përgjatë periudhës së pandemisë, ndryshe nga sa parahiskohet në vendimin e qeverisë.

Drejtori i Divizionit tregtar në OSHEE, Elton Sevrani ka shpjeguar per a2 tv nismën e qeverisë të parashikuar në planin financiar, atë të faljes së kamatëvonesave të energjisë elektrike.

“Falja e kamatëvonesave ka të bëjë me detyrimet që debitorët aktivë kanë për periudhën deri në 31 dhjetor 2019. Çdo lloj detyrimi që lind nga viti 2020 e në vazhdim, duhet paguar”, tha Sevrani.
Sevrani apeloi konsumatorët që të paguajnë energjinë, pasi çdo faturë nga 1 janari i këtij viti e në vijim do të paguhet bashkë me kamatëvonesat. Ai bëri gjithashtu të ditur se kompania ndodhet në vështirësi për shkak të mospagesave të faturave, kryesisht nga biznesi.













