Ministria e Shëndetsisë së Greqisë konfirmoi sot se 71 persona janë infektuar 24 orët e fundit ndërsa 4 persona humbën jetën për shkak të koronavirusit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras tha në një deklaratë për mediat se deri më tani si pasojë e koronavirusit janë konfirmuar pozitive 892 pacientë dhe 26 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i epidemisë.
Zëdhënësi i ministrisë është shprehur se 21 nga viktimat kanë qenë burra dhe 5 prej tyre femra.
Greqia deri më tani është dhe vendi më i prekur në Ballkan nga koronavirus për sa i përket numrit të viktimave dhe qytetarëve të infektuar.











