Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në rrugë për t’iu kërkuar të moshuarve që të qendrojnë në shtëpi.
Në një video të siguruar nga Fax News, kryeministri i vendit shihet teksa urdhëron duke iu bërtitur të moshuarve me ‘këmbë e me duar’, pranë zonës së “Vasil Shantos, në Tiranë, që të shkojnë në shtëpitë e tyre.
Rama shihet pranë qytetarëve pa doreza dhe pa maskë, ndërkohë që është shoqëruar në terren edhe nga drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, po ashtu edhe nga kamerat e ERTV-së.
/DRONI.al/











