Një mjeke në Spitalin e Infektivit dyshohet se është prekur nga koronavirusi, njoftoi sonte tv faxnews.
Mjekja në fjalë ka shfaqur simptoma të virusit dhe mësohet se ndaj saj ka nisur trajtimi mjekësor.
Ajo fillimisht i është nënshtruar testimeve dhe janë në pritje të rezultateve.
Më herët pozitiv me COVID-19 rezultoi edhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.
Një numër mjekësh dhe infermierësh në Tiranë dhe Durrës janë infektuar nga pacientët dhjetë ditët e fundit.












