Këshilli i Ministrave të BE-së, vendosi në një video-konferencë të zhvilluar të martën në mesditë që të japë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Lajmin e bëri të ditur ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, përmes twitter-it.
“Lajm i mirë në këto kohë të zymta: më në fund drita jeshile në video-konferencën e sotme të Këshillit të Ministrave për Evropën për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE me miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Fitore për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor. Urime Tiranës dhe Shkupit”, ka shkruar në twitter ministri gjerman i Evropës.
Good news in these gloomy times: finally green light in today's Council of Ministers for Europe Video Conf for opening of #EU accession talks with our friends from #Northmacedonia + #Albania. Win-win for EU and #WesternBalkans. Congrats to Tirana+Skopje, it’s well deserved.
— Michael Roth 🇪🇺🇺🇦🇮🇱🇬🇪 (@MiRo_SPD) March 24, 2020
/DRONI.al/











