Policia ka dhene detajet e para per aksidentin e rende me tri viktima ne rrugen Fushe Kruje-Lac.
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 18.03.2020, rreth orës 20:30, në autostradën Fushë Krujë-Laç, një mjet tip “Audi”, i ka rënë nga mbrapa një kamioni me targa kosove dhe për pasojë, kanë ndërruar jetë 3 shtetas që udhëtonin në mjetin Audi dhe një tjetër është dërguar në gjendje kritike për jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.












