Perfshihet nga zjarri nje banee ne Tirane dhe mbetet i lenduar kryefamiljari. Ngjarja ka ndodhur ne zonën e Teleferikut në kryeqytet dhe sipas policise, zjarri ka rene ne katin e tretë të një pallat.
Nga flaket mbeti i demtuar shtetasi me inicialet G.Ç, 42 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse, ku u bë e mundur dhe fikja e zjarrit.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI
“Më datë 16.03.2020, rreth orës 06:30, në rrugën e Teleferikut , në katin e tretë të një pallati ka rënë zjarr në banesën e shtetasit G.Ç, 42 vjeç.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, ku u bë e mundur dhe fikja e zjarrit. Nga zjarri është dëmtuar lehtë pronari i banesës shtetasi G.Ç, jashtë rrezikut për jetën”.
/DRONI.al











