Mali i Zi konfirmoi sonte dy rastet e para të infektimit me COVID-19 duke iu bashkuar të gjitha vendeve të tjera të Europës të cilat janë të gjitha të prekura nga koronavirusi.
Lajmi u mesua permes nje mesazhi në “Twitter” të qeverisë malazeze. Aty shkruan se kryeministri malazez, Dushko Markoviç i ka konfirmuar dy rastet e para.
Mali i Zi, deri më tani ka qenë shteti i vetëm në Evropë pa raste të koronavirusit.












