Ka shkuar në 17 numri i të infektuarve me virusin korona në Kosovë.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani. Ramadani ka deklaruar se bëhet fjalë për një familjar të personit të infektuar nga fshati Dumnicë i Komunës së Podujevës.
“Rasti i sodit është rasti i Dumnicës. Familjar i personit të parë që është konfirmuar si pozitiv në këtë fshat. Në spital është 77 vjecari, dy raste të familjes së njejtë tashmë gjenden në shtëpinë e tyre kanë kushte optimale bashkë me familjarët tjerë, jo me insistimin tonë, ambienti social në shtëpinë e tyre ka qenë shumë më i mirë”, shtoi ai. /DRONI.al











