Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi sot nga detyra Prokurorinë e Prokurorise së Përgjithshme, Adnan Kosova.
Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Sokol Çomo, Ina Rama, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz.
Kosova kishte shkaluar Shkallë të Parë të Vettingut, si i përshtatshëm në të tre kriteret, por vendimi u ankimua nga Komisionerët Publikë që kërkuan shkarkimin e tij për probleme me pasurinë.
Sipas Komisionerit, Kosova rezulton me mungesë të burimeve financiare dhe nuk arrin të justifikojë burimin e ligjshëm të blerjes së një apartamenti në Tiranë, “duke kryer kështu deklarim të pamjaftueshëm”. DRONI.al













