• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD: Nuk ka kallëzim apo padi që mund të ndalë Partinë Demokratike të ngrejë zërin për sigurinë e qytetarëve

droni by droni
12 March, 2020
in Politika
0
Zgjedhjet lokale, PD zyrtarizon kandidatët për bashkitë e Peqinit, Pukës, Klosit, Burrelit dhe Divjakës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka reaguar se fundmi duke iu pergjigjur kallezimit penal qe iu be ish-kryeministrit Sali Berisha diten e sotme.

Ne nje reagim zyrtar, PD shprehet se nuk do te ndalet duke siguruar qytetaret per ate çfarë ndodh ne vend, me situaten e krijuar nga koronavirusi.

“Qeveria vonoi me dy javë vendimmarrjen për të mbyllur aktivitetin në ambiente që ka prezencë shumë të madhe të njerëzve, duke u kthyer në potencial të madh rreziku për përhapjen e virusit. Qeveria nuk mori asnjë masë për të siguruar që personat e ardhur nga Italia të vetëkarantinoheshin për një periudhë 14 ditore, siç kërkon protokolli i sigurisë për mos përhapjen e virusit. Në këtë moment që flasim, aktiviteti i bizneseve që kanë prezencë të madhe njerëzish në një ambient të mbyllur, si biznesi fason apo call center, vijojnë punën dhe nuk janë urdhëruar për mbyllje“,-shprehen ne reagimin e tyre perfaqesues te PD.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Pa ide, i papërgatitur dhe i papërgjegjshëm, Edi Rama po kërkon të fusë të vërtetën në karantinë.

PO bën gjithçka që të politizojë denoncimet që nxjerrin në pah dështimin e tij dhe të qeverisë së tij për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

Këtë herë dështimi i Edi Ramës rrezikon jetë, kështu që asnjë padi, kërcënim apo shantazh nuk do të na largojë ne nga misioni për të thënë të vërtetën.

Vetëm ditët e fundit janë dy raste flagrante të denoncuara nga opozita dhe që, për fat të keq rezultuan të vërteta. Është denoncimi i ish kryeministrit Sali Berisha për të moshuarën nga Durrësi që ndërroi jetë, e infektuar me koronavirus, por pa u trajtuar sipas protokollit.

Është denoncimi i Partisë Demokratike për shpërndarjen nga qeveria të 1.2 milionë maskave të skaduara për personelin shëndetësor.

Mjaftojnë vetëm këto dy raste për të kuptuar shkallën e lartë  të papërgjegjshmërisë së këtij kryeministri, që deri para pak ditësh siguronte shqiptarët se nuk ishin të rrezikuar dhe se ky ishte thjesht një grip.

E vërteta është se qeveria nuk mori në kohë asnjë masë parandaluese ndaj përhapjes së virusit të rrezikshëm. Deklaratat e Edi Ramës dhe të Ministres së Shëndetësisë se kishin marrë masa, u provuan me fakte se ishin të gënjeshtra. Vetëm pas denoncimit tonë të datës 25 dhe 26 Shkurt se në asnjë prej qendrave shëndetësore dhe spitalet në vend, nuk kishin dërguar mjete mbrojtëse për personelin shëndetësor Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu në datën 28 Shkurt njoftuan se kishin shpërndarë mjetet mbrojtëse në gjithë Shqipërinë. U provuam me fakte, se fatkeqësisht këto mjete mbrojtëse ishin të skaduara dhe nuk ofronin asnjë mbrojtje për personelin shëndetësor, të cilët janë të rrezikur nga kontakti i përditshëm dhe i lartë më qytetarët.

E vërteta është se qeveria, edhe sot që flasim nuk ka tërhequr sasinë e maskave të skaduara të shpërndara për personelin mjekësor. Akoma shumica e mjekëve dhe e stafit shëndetësor, që përballen me qindra njerëz në ditë, punojnë të pambrojtur.

E vërteta është se qeveria nuk ka vënë në dispozicion fondet e nevojshme për përballimin e situtës. 3.5 milionë dollarë janë të asgjë para përmasave në rritje të krizës. Ky fond nuk mjafton as për të furnizuar me dizifektant qendrat shëndetësore dhe spitalet në të gjithë vendin.

Qeveria vonoi me dy javë vendimmarrjen për të mbyllur aktivitetin në ambiente që ka prezencë shumë të madhe të njerëzve, duke u kthyer në potencial të madh rreziku për përhapjen e virusit. Qeveria nuk mori asnjë masë për të siguruar që personat e ardhur nga Italia të vetëkarantinoheshin për një periudhë 14 ditore, siç kërkon protokolli i sigurisë për mos përhapjen e virusit. Në këtë moment që flasim, aktiviteti i bizneseve që kanë prezencë të madhe njerëzish në një ambient të mbyllur, si biznesi fason apo call center, vijojnë punën dhe nuk janë urdhëruar për mbyllje.

Qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të lehtësuar nga taksat, tarifatdhe sigurimet shoqërore/shëndetësore, bizneset që janë urdhëruar të ndërpresin aktivitetin e tyre.

Qeveria nuk ka marrë masa për të mundësuar funksionimin normal të linjës së urgjencës 127, e cila ka vështirësi për aksesim për shkak të fluksit.

Edi Rama nuk mund ta fusë dot në karantinë të vërtetën dhe opozitën.Nuk ka kallëzim apo padi që mund të ndalë Partinë Demokratike të ngrejë zërin për sigurinë e qytetarëve.

/DRONI.al/

Tags: kallezimi penalKoronavirusipartia demokratikereagim
Previous Post

FOTO/Rama nis mesazhe në adresat e qytetarëve, vjen reagimi i parë: Po dezifektoj edhe telefonin, nuk pranoj përqafim…

Next Post

“Dyshoj se është bërë proçes i drejtë”, Ish-ministri: Shkarkimi i Arben Dollapit vendim i poshtër dhe ulëritës

droni

droni

Next Post
“Dyshoj se është bërë proçes i drejtë”, Ish-ministri: Shkarkimi i Arben Dollapit vendim i poshtër dhe ulëritës

"Dyshoj se është bërë proçes i drejtë", Ish-ministri: Shkarkimi i Arben Dollapit vendim i poshtër dhe ulëritës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.