Ka arritur në 99 numri i të prekurve me koronavirus në vendin fqinje, Greqi.
Dy nga te semuret ndodhen në gjendje kritike dhe po trajtohen e janë në survejim të vashdueshëm në njësitë e Kujdesit Intensiv të FPI Patras dhe AHEPA.
Pjesa më e madhe e të prekurve janë vetëizoluar në shtëpi, ndërsa të tjerët janë shtruar në qendrat shëndetësore në Attica, Selanik, Patras dhe Mytilene.
Kater prej të infektuave janë shtetas të huaj. Numri i rasteve të prekura COVID-10 në Evropë është duke u rritur vazhdimisht, pasi rreth 10,000 persona janë infektuar vetëm në Itali.











