Një 70-vjeçar është gjendur i vdekur sot në qytetin e Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake, 70-vjeçari kishte shkuar për të marrë pensionin dhe pasi doli nga zyra e postës i është drejtuar motorçikletës së tij, por papritur është shembur në tokë.
Menjëherë është telefonuar autoambulanca, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por pa rezultat.
Mjekët dyshojnë për një atak kardiak, por ka të dhëna të tjera në lidhje me shkakun e vdekjes së tij.
vijon..
/DRONI.al/











