Digjet banesa tek 9-katshet, shpëtohet mrekullisht një fëmijë

Një banesë 1 katëshe është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si 9 katëshet, ndërsa nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale.

“Më datë 11.03.2020, rreth orës 07:05, në rrugën e “Dibres” në kryqëzim me rrugën e “Barrikadave”, ka rënë zjarr në banesën 1-katëshe të shtetasit K.A, ku ishte një fëmijë brenda, i cili u nxor në menyrë të menjëhershme nga punonjësit e Komisariatit Nr.4, dhe ndodhet në gjendje të mirë shendetësore”njoftoi policia.

Forcat e shërbimit zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Nga raportimet paraprake, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.03.2020, rreth orës 07:05, në rrugën e “Dibres” në kryqëzim me rrugën e “Barrikadave”, ka rënë zjarr në banesën 1-katëshe të shtetasit K.A, ku ishte një fëmijë brenda, i cili u nxorr në menyrë të menjehershme nga punonjësit e Komisariatit Nr.4, dhe ndodhet në gjendje të mirë shendetsore.

Në vendngjarje gjithashtu ndodhen forcat zjarrfikëse, ku u bë e mundur dhe fikja e zjarrit. Nga zjarri nuk ka pasoja në njerëz, vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

Recent News