Jane ngritur ne Tirane 15 pika kontrolli mes policise dhe ushtrise për parandalimin e lëvizjes së personave që mund të jenë infektuar me virus.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Rebani Jaupi ka bërë të ditur se që prej orëve të pasdites, forca policore speciale të FNSH-së, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me patrulla ushtarake, kanë ngritur rreth 15 pika kontrolli në Tiranë, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Patrullat, të stacionuara apo të lëvizshme, po vijojnë të kontrollojnë drejtuesit e mjeteve apo pasagjerët që ditët e fundit kanë udhëtuar në vendet e prekura gjerësisht nga Coronavirus.
Për këta qytetarë parashikohet të vetëkarantinohen deri në 14 ditë, në të kundërt Policia do t’i gjobisë.
Po ashtu jane ngritur postblloqet e para edhe ne Durres.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1973813369430105/











