Nëntë oficerë policie në Belgjikë përfunduan në karantinë në qytetin Grimberg. Sipas gazetes belge HLN, karantimi i tyre erdhi pas nje operacioni, ku do te arrestoheshin dhe tre shqiptarë.
Rreth orës nëntë, të nëntë oficerët nisën karantinën pas një aksioni te një plantacion kanabisi në Strombeeg-Bever.
Te njejtat burime, thone se njëri prej tyre u tha se sapo ishte kthyer nga Italia dhe se ishte ftohur. Kaq u desh dhe oficerët vendosën që të futen në karantinë në zyrën e komisionarit.
Shqiptarit iu bënë analizat dhe rezultoi i paprekur nga koronavirusi. Deri me tani nuk jane raportuar shqiptare ne vendet e tjera te prekur nga koronavirusi, ndersa brenda territorit tone, flasim ende per dy raste qe jane ne monitorim ne spitalin Infektiv.
/DRONI.al/











