Një person u plagos mëngjesin e kësaj të diele në aksin Tiranë -Elbasan në afërsi të Rrethrrotullimit të Bradasheshit pas një aksidenti ku u përfshinë tre automjete. Ndërkohë raportohet se e dëmtuar lehtë ka mbetur një grua shtatzëne, e cila sipas stafit mjekësor që mbërriti në vendngjarje, fatmirësisht nuk ka asnjë lloj rreziku për shëndetin.
Drejtuesit e të tri automjeteve të cilat u përfshinë në aksident dhe personat e tjerë që po udhëtonin me to nuk kanë pësuar asnjë lloj dëmtimi, ndërsa nuk janë ende të qarta rrethanat dhe shkaqet në të cilat ndodhi.











