Gruaja nga Lushnja e cila dyshohej per coronavirus ka rezultuar negativ. Lajmi eshte bere i ditur ne mesnate nga ana e Institutit te Shendetit Publik.
Një grua rreth të 50 është paraqitur te shtunen në spitalin e Lushnjes me simptoma të vështirësive në frymëmarrje, temperaturë e lartë dhe dhimbje artikulacionesh, njofton top channel.
M. V nga Urza e Lushnjes pas egzaminimeve të bëra në spitalin e Lushnjes është mbajtur në karantinë në spitalin e Lushnjes dhe pas një ore është nisur drejt QSUT për egzaminimeve të mëtejshme.
Mësohet se 50 vjeçarja kishte dy ditë që ishte kthyer nga Padova në Itali. Me simptomat e paraqitura dyshimet janë se 50 vjeçarja mund të jetë prekur nga Koronavirus.











