Nje vajze 21 vjece ka aksidentuar per vdekje nje person kete mbremje. Ngjarja ndodhi rreth ores 20.30 ne autostraden Tirane Durres.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 06.03.2020, rreth orës 20:35, në autostradën Durrës-Tiranë, një mjet me drejtuesen shtetasen K.G., 21 vjeçe, në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikur i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin Nr.6 për veprime të metejshme.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.











