Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Këlcyrës, ku një vajzë dyshohet se është përdhunuar nga dy të rinj dhe është ngacmuar seksualisht nga shokët e tyre.
Sipas informacioneve të marra nga uniformat blu, mësohet se 19-vjeçarja kishte dy lidhje dashurie me dy persona të ndryshëm. Por, i dashuri 18-vjeçar, i akuzuar për përdhunim, ka mësuar për lidhjen tjetër të saj dhe ka mundur ta fotografojë vajzën me djalin tjetër në momentet e tyre intime.
Duke siguruar këto foto, 18-vjeçari nisi të thurte një plan tjetër. Bashkë me shokët e tij dyshohet se e kërcënonin vajzën me video e foto intime, duke kërkuar në këmbim favore seksuale.
Sipas Panoramës, ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës të 4 marsit 2020, në qytetin e Këlcyrës, rreth orës 18:00. 19-vjeçarja me iniciale N. M., prej disa kohësh ishte në një lidhje dashurie me një të ri 18-vjeçar.
/DRONI.al/












