Nje gome ka shperthyer sot ne nje gomisteri duke lenduar rende gomistin 28 vecar i cili humbi jeten pak caste me vone. Ngjarja ndodhi ne Bathore.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.03.2020, rreth orës 12:04, në Bathore, tek një gomisteri, gjatë punës, aksidentalisht ka plasur një gomë, e për pasojë është dëmtuar rëndë puntori i gomisterisë shtetasi F.LL, 28 vjeç, i cili gjatë dërgimit për në spital ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.











