Pas helmimit të 58 nxënësve, policia ka proceduar penalisht 2 nxënës të shkollës së mesme “Janaq Kilica” në Fier. Ata dyshohen se kanë përdorur sprajt me lëndë gazi, në ambientet e brendshme të shkollës.
Sipas policisë, si pasojë e përdorimit të një sprajti me lëndë gazi, në ambientet e brendshme të shkollës, disa nxënës shfaqën shqetësime me frymëmarrjen dhe pasi morën ndihmën e parë në Spitalin Rajonal Fier, u larguan për në banesë.
Pas hetimeve rezultoi se sprajti ishte përdorur nga 2 nxënës të kësaj shkolle, konkretisht A. M., 15 vjeç dhe A. H., 15 vjeç, të cilët u proceduan penalisht.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
/DRONI.al/











