Kur Bebe Rexha erdhi në Shqiperi, ardhja e saj u prit me shume entuziazëm, pasi kengetarja shqiptare premtoi ndertimin e disa shtepive ne Bubq.
Ajo do të ndërtonte banesën e Musa Dacit, që iu shkatërrua nga tërmeti në Bubq, por mesa duket ende nuk ka nisur puna për ndërtimin e godinës, ndonese kane kaluar 3 muaj.
Daci është shprehur për Fax News se pavarësisht se Rexha ka premtuar ndërtimin e një banese me tre dhoma për familjen e tij, shteti shqiptar ende nuk ka dhënë lejën që duhet për nisjen e punimeve.
Kryefamiljari hedh akuza se segmente të shtetit shqiptar, duan para në mënyrë që shtëpia e tij të ndërtohet.
30 milionë lekë duhen për të ndërtuar këtë shtëpinë, e kam parë projektin, janë tre dhoma dhe një banjë, se ku është faji nuk e di. Ku të ankohem? S’kam ku të shkoj e kujt ti them”, shprehet Musa Daci.
/DRONI.al/











