Kryedemokrati Basha ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me raportin që sapo eshte publikuar, ku Shqiperia renditej me Serbine shume vende poshte persa i perket indeksit te demokracise dhe lirive.
Basha thotë se ky eshte rezultati i nje qeverisje e cila ka nivele korrupsioni te larta dhe censure te mediave.
“Sipas @Freedomhouse Shqipëria ka rënë poshtë në indeksin politik dhe të drejtave te njeriut. Shqiptarët sot jetojnë në një vend që ka probleme të mëdha me demokracinë dhe përfaqësimin e tyre, me korrupsion në nivelet më të larta, me censurë për mediat, me krimin që nuk ndëshkohet me institucionet e kapura nga një parti. Sa më gjatë qëndron kjo qeveri, aq më keq bëhet jeta për njerëzit. Shqiptarët kërkojnë ndryshim! #ditemetemira”,-shkruan Basha.
/DRONI.al/











