• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Komisioni raporton mbi progresin e bërë nga Shqipëria, reagon komisioneri: Vendimin e kanë shtetet anëtare

droni by droni
2 March, 2020
in Kronika
0
Rama: Nesër presim lajmin e shumëpritur
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, Komisioni prezantoi përditësime mbi përparimin e bërë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në adresimin e mëtejshëm të reformave të lidhura me shtetin ligjor, veçanërisht në fushat e përcaktuara nga Këshilli në qershor 2018.

Të dy vendet kanë dhënë rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme dhe për këtë arsye rekomandimi i Komisionit për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mbetet i vlefshëm.

Pas prezantimit të raporteve Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim Olivér Várhelyi komentoi:

“Pas miratimit në shkurt të metodologjisë së rishikuar për procesin e pranimit, ne sot po prezantojmë përditësimet tona për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ato tregojnë se vendet e kanë rritur punën e tyre dhe kanë dhënë rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në Konkluzionet e Këshillit të qershorit 2018. Komisioni i mbështet fort rekomandimet e tij për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe unë shpresoj që Shtetet Anëtare do të marrin një vendim pozitiv përpara Samitit Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor në Zagreb, në maj.”

2020 – puna për një qasje me tri drejtime

Ballkani Perëndimor është një përparësi për Komisionin, i cili po ndjek një përqasje me tri drejtime në vitin 2020. Më 5 shkurt, Komisioni ka parashtruar propozimin e tij për ta çuar përpara procesin e pranimit në BE duke e bërë atë më të besueshëm, më dinamik, më të parashikueshëm dhe duke i dhënë atij një drejtim politik më të fortë. Paralelisht, Komisioni i mbështet fort rekomandimet e tij për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi që të dy vendet vazhdojnë të zbatojnë reformat. Së treti, në përgatitje për Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb, më 6 dhe 7 maj, Komisioni do të paraqesë një plan zhvillimi ekonomik dhe investimesh për rajonin.

Në përditësimet e ditës së sotme, Komisioni përshkruan në mënyrë faktike dhe objektive progresin e dy vendeve nga qershori 2018 deri më sot në fushat e theksuara nga Këshilli.

Në rastin e Shqipërisë, përditësimi përshkruan progresin për zbatimin e reformës në drejtësi dhe procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, historikun e demonstruar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë edhe kur bëhet fjalë për kultivimin e kanabisit dhe trafikun e drogave të forta. Ai gjithashtu vë në dukje çështje të tjera të rëndësishme, të tilla si marrëveshja për të ardhmen e reformës zgjedhore dhe përpjekjet për të adresuar kërkesat e pabazuara për azil.

Në rastin e Maqedonisë së Veriut, përditësimi përfshin hapa të konsiderueshëm të ndërmarrë për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, përfshirë miratimin e fundit të ligjit të rishikuar për Zyrën e Prokurorit Publik. Ai tregon një historik të përmirësuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe përparim në reformën e shërbimeve të inteligjencës dhe administratës publike.

Të dhëna

Në prill 2018, Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në qershor 2018, Këshilli njohu progresin dhe përcaktoi rrugën drejt hapjes së negociatave të pranimit, në varësi të përparimit të bërë në disa fusha kryesore.

Pas rekomandimeve të mëtejshme pozitive nga Komisioni në maj 2019, Këshilli e shtyu vendimin e tij për në qershor dhe më pas tetor 2019, para se të vendoste t’i kthehej çështjes së zgjerimit përpara Samitit të Zagrebit në maj 2020.

Në mars 2020, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme pritet të diskutojë të ardhmen e politikës së zgjerimit, bazuar në metodologjinë e rishikuar, si dhe përparimin e bërë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, me qëllim hapjen e bisedimeve të pranimit. Komisioni Evropian do të paraqesë brenda disa muajve një vlerësim më të hollësishëm të gjendjes së përgjithshme të të gjithë partnerëve të zgjerimit në paketën e tij vjetore të zgjerimit.

https://eeas.europa.eu//DRONI.al/

Tags: komisioni europiannegociataparaprakraportirekomandime
Previous Post

EMRAT/OFL u kërkon të justifikojnë pasurinë dy të dënuarve për vrasje

Next Post

EMRI/Gjendet i pajetë i burgosuri në Peqin, dyshime se vrau veten

droni

droni

Next Post
Gramsh, mbyti gruan me litar, prokuroria kërkon burg përjetë

EMRI/Gjendet i pajetë i burgosuri në Peqin, dyshime se vrau veten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.