Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek rrethrrotullimi i Dajlanit në Durrës. Një makinë që ka ardhur me furi ka përplasur pikërisht makinën e Policisë Rrugore dhe ka plagosur dy oficerët që ishin brenda saj.
Ngjarja ka ndodhur në orën 2:00 të mëngjesit dhe se shoferi i automjetit ka qenë në gjendje të dehur.
Ndërkohë dy efektivët si fillim u menduan të dërgoheshin në Tiranë në Spitalin e Traumës por më pas janë mbajtur në spitalin e Durrësit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor që ka kryer veprimet procedurale, ndërkohë që drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici.
/DRONI.al/












