• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gara e demokratëve, përçarje mes krahut progresiv dhe atij të moderuar

droni by droni
29 February, 2020
in Rajoni
0
Gara e demokratëve, përçarje mes krahut progresiv dhe atij të moderuar
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokrate ne SHBA e gjen veten në udhëkryq në një kohë kritike në ciklin e zgjedhjeve amerikane të vitit 2020. Senatori i Vermontit, Bernie Sanders, një socialist i vetë-deklaruar, udhëheq garën për të marrë emërimin e partisë, megjithë paralajmërimet e demokratëve të moderuar se Sanders do ta çonte partinë në humbje në nëntor kundër Presidentit Donald Trump. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jim Malone, në thelb të dilemës së demokratëve është një përçarje e thellë mes krahut progresiv dhe atij të moderuar të partisë.

Përçarja mes krahut liberal dhe atij të moderuar u shfaq në mënyrë të qartë në debatin e fundit të demokratëve në Karolinën e Jugut, të transmetuar nga kanali CBS News.

Udhëheqësi i garës, Bernie Sanders mbrojti vizionin e fushatës së tij se qeveria duhet të marrë udhëheqjen për të përmirësuar jetën e të gjithë amerikanëve.

“Kjo ekonomi nuk po punon për popullin amerikan, është një ekonomi që funksionon për një përqindshin e popullatës. Ne do të krijojmë një ekonomi për të gjithë, jo vetëm kontribuesit e pasur të fushatave zgjedhore.”

Por Sanders u prit me mjaft kundërshtime në debat nga kandidatët e moderuar që kanë frikë se emërimi i tij do ta çonte partinë në një humbje të sigurt ndaj Presidentit Trump në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.

Ish-Kryebashkiaku i South Bendit, Pete Buttigieg ishte në mesin e atyre që i ranë këmbanave të alarmit.

“Nëse mendoni se katër vitet e fundit kanë qenë kaotike, përçarëse, toksike, rraskapitëse. Imagjinoni të kaloni pjesën më të madhe të vitit 2020 duke ndjekur përballjen e senatorit Bernie Sanders me (Presidentin) Donald Trump. Mendoni se si do të dukej kjo për këtë vend.”

Por Sanders dhe mbështetësit e tij thonë se suksesi i tij tregon se partia demokrate është zhvendosur në të majtë që nga viti 2016 dhe po tërheq më shumë votuesë të rinj dhe më të angazhuar.

“Unë mendoj se ai ka forcë. Ai ka një bazë njerëzish të cilët do ta mbështesin atë pavarësisht statusit të tij dhe pavarësisht nëse ai do të ketë shanse për të fituar apo për të dalë i dyti në shtetet, ku do të mbahen zgjedhjet paraprake në ditët e ardhshme. Kështu që ai është në një pozitë mjaft të fortë”, thotë analisti John Fortier nga Qendra e Politikave Dypartiake.

Por, me rritjen e mbështetjes për senatorin Sanders, po rritet edhe shqetësimi i demokratëve të moderuar si Jim Kessler.

“Nëse i mbledhim votat për kandidatët e moderuar në zgjedhjet paraprake të mbajtuara deri tani, kuptohet se më shumë njerëz kanë votuar për të moderuarit. Për të fituar një kandidat i moderuar, numri i kandidatëve nga ky krah duhet të konsolidohet”.

Kandidatët e moderuar si Buttigieg, ish nënpresidenti Joe Biden, senatorja e Minesotës Amy Klobuchar dhe ish kryebashkiaku i Nju Jorkut Michael Bloomberg besojnë se Trump dhe përkrahësit e tij republikanë do të ishin të gëzuar nëse Sanders do të merrte emërimin e partisë demokrate.

“Ata do të jenë në gjendje të shfrytëzojnë senatorin Sanders dhe disa nga qëndrimet e tij të së kaluarës për çështjet si kujdesi shëndetësor falas për të gjithë, kështu që unë mendoj se është një objektiv shumë më i madh politik për republikanët që të kenë për kundërshtar një kandidat si Bernie Sanders”, thotë analisti Matt Dellek nga Universiteti George Washington.VOA

Tags: bersni sanders
Previous Post

ANALIZA/ Unë dëshmoj puçin institucional dhe antikushtetues !!!

Next Post

Greqia konfirmon rastin e peste me korovirus, ky eshte qyteti ku ndodhet

droni

droni

Next Post
VIDEO/ Oficeri i plagosur, plumbat e morën para shtëpisë së Kolecit

Greqia konfirmon rastin e peste me korovirus, ky eshte qyteti ku ndodhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.