Një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen rrugës për në spital në Greqi ndërsa u shoqërua me autoambulancë pasi kishte shfaqur shenja të njëjta me koronavirusin.
Por mjekët grekë u shprehën se shqiptari humbi jetën për shkak të encefalitit dhe se nuk rezultoi të ishte i prekur nga virusi i rrezikshëm.
Sipas burimeve, 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në ambulancë, rrugës për në spitalin e Nafplios.
Kujtojme se në Greqi katër persona konfirmohen si të prekur nga virusi vdekjeprurës në Greqi, 2 prej të cilëve në Athinë. Kryesisht, keta persona kane qene me pare ne Itali dhe virusin e kane marre gjate qendrimit atje.
/DRONI.al/












