Dy tragete janë përplasur mbrëmjen e kësaj të mërkure në portin e Durrësit per shkak te eres se forte. Tragetet ishin të linjës Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona.
Nga përplasja, nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale.
Kjo ngjarje ka ndodhur në kushtet kur njëri prej trageteve ka qenë i ankoruar në Port, ndërsa trageti tjetër do të nisej për lundrim.












