Rikthehen situatat delikate te helmimit të nxënësve në shkolla. Raportohet se një nxënëse nga fshati Godvi, Bulqizë, është dërguar me urgjencë në spital me shenja helmimi dhe aktualisht eshte duke u transferuar ne Tirane.
Dyshohet se bëhet fjalë për një grup nxënësish të shkollës 9 vjecare të këtij fshati që nuk janë ndjerë mirë.
Dyshohet se nxënësit janë ndjerë keq pasi mund të jenë helmuar nga tymi i kaldajës. Sipas burimeve, ngrohja në këtë shkollë bëhet me pelet.
/DRONI.al/











