Një krim i rëndë troditi Rrëshenin mbrëmjen e të martës. Fatmir Kolecaj ka vravë me automatik, motër e vëlla Esmeralda dhe Vladison Filopati përkatësisht 36 dhe 34 vjec. Autori i krimit të rëndë është ish-bashkëshorti i Esmeraldës, i cili po kërkohet nga policia dhe RENEA.

Autori i krimit ishte një person me precedentë, i dënuar me 4 vite burg për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje, raporton ABC News. E ndjera, Esmeralda Filopati e kishte denoncuar në polici 4 vite më parë ish-burrin e saj Fatmir Kolecaj pasi ushtronte dhune fizike ndaj saj.
Policia e kishte prangosur pasi i kishte gjetur edhe një pushkë pa leje në banesë. Pasi kishte kryer dënimin, autori vazhdonte dhe e kërcënonte nënën e tre fëmijëve.
/DRONI.al/












