Ruzhdi Tasuni 63 vjeç i cili qelloi me leve per vdekje bashkëshorten e tij, 58-vjeçaren Hajdije Tasuni tashmë ka shprehur pendesën permes deshmise se tij ne polici.
Ai ka deklaruar se rreth 2 muaj më parë është paraqitur në një zyrë avokatie për të proceduar me divorcin ndaj shtetases Hajdije Tasuni, pasi raporti bashkëshortor mes tyre nuk ishte më i mirë. Gjatë kësaj periudhe situata tyre ka qenë e tensionuar.
Ditën e sotme në debat e sipër, autori ka mbyllur dyqanin duke marrë një levë dhe duke e qëlluar bashkëshorten për vdekje.
I pyetur nga policia sesa herë e ka qëlluar, ai deklaron se nuk mban mend, çdo gjë është bërë në gjakftohtësi. Më pas ka njoftuar vet policinë për të ardhur në vendngjarje.











