Kryeministri vendit Edi Rama ka nisur sot nje vizite ne Rusi. Top Channel ka siguruar ekskluzivisht edhe videon e mbërritjes së kryeministrit Rama së bashku me stafin e tij në Moskë. Në Rusi kryeministri i Shqipërisë, shkon nën petkun e shefit të OSBE-së, ku ditën e nesërme pritet të takohet me shefin e diplomacisë ruse Lavrov. Kryetema e këtij takimi pritet të jetë situata e tensionuar në kufirini Rusi-Ukrainë.
Rama ne nje interviste per top channel tha se do te bisedoje ne lidhje me konfliktin ne Ukraine duke theksuar se marreveshja e Minskut per konfliktin ruso-ukrainas nuk eshte per tu diskutuar por per tu zbatuar.











