• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Koronavirusi, reagon Basha: Nuk është koha për propagandë, të flasin mjekët e ekspertët

droni by droni
24 February, 2020
in Kryesore, Politika
0
Koronavirusi, reagon Basha: Nuk është koha për propagandë, të flasin mjekët e ekspertët
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD, Lulzim Basha pas takimeve me ekspertët e specializuar në fushën e mjekësisë i ka bërë apel qeverisë që të tregohet transparente me qytetarët.

Basha i drejtoi disa mesazhe autoritete shëndetësore dhe qeverisë në lidhje me masat që duhet të merren për të përballuar çdo situatë emergjente. Basha i bëri apel shtetit të lërë propagandën, pasi ata që duhet të flasin janë ekspertët.

“Gjatë ditës së sotme kemi pasur disa takime me ekspertët më të rëndësishëm të fushave të sëmundjeve infektive, specialistët të departamentit të shëndetësisë në PD. Kemi ndjekur hap pas hapi zhvillimet në terren. Sot kam për ju disa mesazhe që dua t`i përcjellë përmes medias. Sot është koha të flasin mjekët, ekspertët dhe specialistët. Të hartohet plani i detajuar i masave konkrete. Tu vihet në ndihmë të rrezikuarve. Duhet krijuar një regjistër i personave që vijnë nga zonat e infektuara. Nuk është koha për propagandë. Qeveria dhe institucione ka detyrën të veprojnë në mbështetje të tyre.

Gjithashtu, Basha u shpreh se Partia Demokratike do të vijojë monitorimin e situatës, ndërsa theksoi që vendi ka ekspertë për të përballuar çdo vështirësi. Ndërkohë, ai u kërkoi dhe qytetarëve të jenë të kujdesshëm duke mos neglizhuar shenja të shfaqjes së gripit.

Deklarata e Bashes:

Të dashur bashkëqytetarë!

Gjatë 24 orëve të fundit kam ndjekur me intensitet zhvillimet në Italinë fqinje dhe risqet e shtuara për vendin tonë dhe qytetarët shqiptarë në Shqipëri dhe në Itali, si rezultat i konstatimit të rasteve të para dhe, më pas, përhapjes masive të epidemisë së koronavirusit në një nga zonat e Italisë së Veriut.

Gjatë ditës së sotme, kam pasur disa takime me ekspertët më të rëndësishëm të fushave të sëmundjeve infektive dhe studimeve të epidemive, si dhe me ekspertët e Departamentit të Shëndetësisë të Partisë Demokratike dhe një numër profesorësh dhe specialistësh të QSUT-së dhe universitetit Mjekësor të Tiranës, sikundër disa konsulta me drejtues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Europë dhe me ekspertë europianë dhe amerikanë. Ndërkohë, kemi ndjekur hap pas hapi zhvillimet në terren si dhe kemi monitoruar edhe komunikimet, edhe veprimet e kryera apo të pretenduara nga ana e autoriteteve.

Sot kam për ju disa mesazhe, të cilat dua t’i përcjell përmes medias në një moment, kur e di që shumë kush prej jush, prindër me fëmijë të vegjël apo me prindër të moshuar në shtëpi, po përjetoni momente pasigurie dhe ndoshta dhe ankthi.

Sot është koha të flasin mjekët, të flasin ekspertët dhe specialistët, të hartohet plani i detajuar i masave konkrete. Ky plan duhet të ndahet dhe shpërndahet me qytetarët në mënyrë që qytetarët të informohen për masat që duhen të merren. T’u vihet në ndihmë më të rrezikuarve duke qenë se infeksioni nuk shfaqet menjëherë duhet krijuar një mundësi, një regjistër i personave që vijnë nga zonat e infektuara dhe të mbahen nën mbikëqyrje.

Nuk është koha për propagandë. Është koha që të flasin mjekët dhe ekspertët. Qeveria dhe institucionet, kanë detyrën të veprojnë plotësisht në mbështetje të tyre.

Vendi ynë ka mjekë dhe ekspertë shumë të mirë, ekspertë të zotë, të cilët kanë të gjithë aftësitë dhe përgatitjen e nevojshme për ta menaxhuar këtë situatë, nëse u jepet mbështetja e nevojshme nga institucionet.

Prandaj, ju bëj thirrje të dashur bashkëqytetarë, së pari të mos neglizhoni asnjë shenjë gripi, qoftë edhe më të lehtën. Dhe, së dyti, të bashkëpunoni me strukturat shëndetësore, sepse përmes bashkëpunimit me ta, do të jetë më e lehtë të menaxhohet situata.

Partia Demokratike, me grupin e veçantë të punës që ka ngritur, do të vazhdojë të monitorojë situatën hap pas hapi, ditë pas dite dhe orë pas ore.

Edhe njëherë ju kërkoj që të jeni larg panikut, të mirëinformoheni. Ndërkohë, që i kërkoj autoriteteve të informojnë qytetarët në mënyrë të detajuar, transparente dhe të përgjegjshme, për masat që duhet të merren dhe të lënë mjekët, specialistët, të flasin.

Sot është koha të flasin ata.

Pyetje: Zoti Basha a ka Partia Demokratike informacion të besueshëm kur thoni se Spitali i Kavajës do të shërbejë si karantinë, pasi autoritetet e kanë mohuar një gjë të tillë?

Lulzim Basha: Partia Demokratike po monitoron situatën në çdo komponent të saj. Detyra jonë sot, është t’u shërbejmë qytetarëve shqiptarë përmes transparencës dhe përmes çfarëdolloj ndihme që mund të japin ekspertët e angazhuar pranë Partisë Demokratike, si dhe të bëhemi zëri i atyre ekspertëve, mjekëve të fushës, të cilët mund ta kenë të vështirë të shprehen në kushtet e propagandës mbi të vërtetën. Këto janë detyrat tona si opozitë. Dhe këto detyra po i kryejmë dhe do t’i kryejmë me përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve, që nga momenti i parë i alarmit për mundësinë e epidemisë, duke qenë se tashmë ndodhet shumë pranë vendit tonë dhe në një vend ku kemi një numër shumë të madh qytetarësh.

/DRONI.al/

Tags: BashaKoronavirusiLulzim Bashashendetsi
Previous Post

Vdekja e naftëtarit në Ballsh, Berisha: Shteti që vret njerëz! Qeveria mbajti qëndrim të pashpirt!

Next Post

Shënohet viktima e 7 nga koronavirusi në Itali, si u infektua pacienti, ishte shtruar në reaminacion me….

droni

droni

Next Post
Italia në ankth, në karantinë Lombardia dhe Veneto

Shënohet viktima e 7 nga koronavirusi në Itali, si u infektua pacienti, ishte shtruar në reaminacion me....

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.