• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INVESTIGIMI/Shqipëria nuk ka maska mbrojtëse ndaj Coronavirusit

droni by droni
24 February, 2020
in Kronika
0
Keshillat e mjekut te njohur: Si te mbrohemi nga koronavirusi!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një periudhë kur Coronavirusi Covid-19 në Evropë po përhapet me ritme të shpejta, në Shqipëri nuk ka maska mbrojtëse. Sipas një investigimi të bërë nga Euronews Albania, rezulton se në 80% të depove farmaceutike në Shqipëri, nuk ka maska mbrojtëse.

Depoja farmaceutike nr.1 (Bisedë telefonike)

Gazetari: Maska kirurgjikale keni?

Farmacistja: Nuk kemi gjendje.

Gazetari: Kur mund të vijnë?

Farmacistja: Nuk e di a do na vijnë apo jo, janë në mungesë kudo.

Depoja farmaceutike nr.2

Gazetari: Si kaluat?

Farmacistja: Mirë si kaluat?

Gazetari: Maska kirurgjikale keni?

Farmacistja: Maska? Jo, nuk kemi.

Një nga bizneset me fitimprurëse për depot farmaceutike në Shqipëri javët e fundit, ka qenë blerja e maskave në Kinë dhe rishitja e tyre me çmim të dyfishuar, po në Kinë.

Depoja farmaceutike nr.3

Gazetari: Maska kirurgjikale keni?

Farmacisti: Jo, jo nuk ka.

Farmacisti: Nuk ka mo, i kanë kthyer prapë në Kinë, i kanë marrë me çmim dyfish, edhe kush ka i ka bërë pesë mijë lekë, gjashtë mijë lekë kutinë.

Farmacistët tregojnë se ditët e fundit ka patur fluks të madh njerëzish që kërkojnë maska dhe kjo ka bërë që farmacitë të mos kenë më rezerva.

“Momentalisht ka fluks kërkesash, sidomos që nga momenti që u bë e njohur që Italia kishte raste të infektuarish. Kanë ardhur disa persona që të kërkojnë maska, edhe pse maska janë kërkuar gjatë gjithë kësaj kohe, por sidomos këto dy ditët e fundit shihet rritja e menjëhershme. Momentalisht kemi ende dhe disa, nuk di ç’të them në varësi të ditëve që do të vijnë se sa fluks do të ketë, pasi gjithsesi janë në mbarim dhe sipër”-tha farmacistja Teuta Maçi.

Farmacistja tregon se kërkesa e madhe ka bërë që të ketë dhe rritje çmimi.

“Po, ka pasur një ndryshim të çmimit të shitjesh, jo shumë të lartë, jo eksponencialisht të lartë, por ka një rritje të çmimit”-shtoi ajo.

Rastet e identifikuara së fundmi dhe viktimat e shkaktuara nga virusi në Itali ka bërë që në Shqipëri të rritet paniku në masë, teksa në vend ende nuk është konfirmuar asnjë rast me coronavirus.

Simptomat

Coronavirusi qarkullon në kafshë, dhe disa prej Coronaviruseve kanë aftësinë të transmetohen nga kafshët tek njeriu. Tashmë është vërtetuar që Coronavirusi transmetohet edhe nga njeriu tek njeriu. Simptomat varen nga virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, marrje fryme dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.

Ashtu si sëmundjet e tjera të rrugëve të frymëmarrjes, infeksioni i ri nga COVID-19  mund të shkaktojë simptoma të lehta si ftohje, dhimbje fyti, kollë dhe ethe, ose simptoma më të rënda si pneumoni dhe vështirësi në frymëmarrje. Rrallëherë mund të jetë fatale. Njerëzit më të ndjeshëm ndaj formave të rënda janë të moshuarit dhe ata me sëmundje ekzistuese, të tilla si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Si përhapet?

Coronavirus i ri është një virus i rrugëve të frymëmarrjes që përhapet kryesisht përmes kontaktit të ngushtë me një person të sëmurë. Mënyrat kryesore të përhapjes nga personi i infektuar janë nëpërmjet:

  • pështymës, kollitjes dhe teshtitjes
  • kontakteve personale të drejtpërdrejta
  • duarve, për shembull duke prekur me duart e ndotura (ende jo të lara) gojën, hundën apo sytë
  • në raste të rralla, infeksioni mund të ndodhë përmes kontaminimit fekal.

Zakonisht sëmundjet e frymëmarrjes nuk transmetohen me ushqim, i cili në çdo rast duhet të trajtohet duke respektuar praktikat e mira të higjienës dhe duke shmangur kontaktin midis ushqimit të papërpunuar dhe atij të gatuar. Gjithsesi, ende vazhdojnë studimet për të kuptuar më mirë se si transmetohet ky lloj virusi./EURONEWS

Tags: euronewsinvestigimimaskaMbrojtje
Previous Post

EMRAT/OFL u kërkon të deklarojnë pasurinë dy të dënuarve për drejtim të organizatave kriminale

Next Post

Rihapet dosja ‘Tahiri’/Ish-ministri kërkon pafajësinë në Apel, caktohet data e seancës

droni

droni

Next Post
Tahiri del i pakënaqur nga ‘Krimet e Rënda’: Pas Aldo Bares jam i dyti me këto akuza

Rihapet dosja 'Tahiri'/Ish-ministri kërkon pafajësinë në Apel, caktohet data e seancës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.